Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para presidentit Thaçi

06 shkurt 2020 | 11:37

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka kompletuar përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas propozimeve të grupeve parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhanë betimin para presidentit Thaçi se do t’i kryejnë me nder detyrat e tyre.

“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot e dhanë betimin se do t’i kryejnë në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme të gjitha detyrat e tyre”, ka thënë presidenti Thaçi.

Këta janë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët dhanë betimin para presidentit Thaçi:

Sami Kurteshi, LV
Alim Rama, LV
Sami Hamiti, LDK
Arianit Elshani, PDK
Ibrahim Selmanaj, AAK
Nenad Rikalo, Lista Serbe
Eshref Vishi, Koalicioni Nisma-AKR-PD
Cemailj Kurtisi, Koalicioni VAKAT
Rifat Krasnic, KDTP
Artan Asllani, PAI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gruaja e Kobe Bryant, Vanessa ka bërë një postim të…