Anëtari i KQZ-së i reagon Kurtit: S’e kemi diskutuar datën e zgjedhjeve dhe as s’e kemi aprovuar shkresën e sekretariatit

13 mars 2026 | 16:45

Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka përmendur një shkresë të Sekretariatit të KQZ-së për datën e zgjedhjeve.

Ai ka bërë me dije se KQZ-së -ja nuk ka diskutuar për datën e zgjedhjeve dhe as nuk e ka aprovuar shkresën e Sekretariatit që e ka përmendur sot Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se KQZ-ja nuk ka marrë asnjëherë vendim për t’i dhënë Presidentes një datë për zgjedhjet.

Postimi i plotë i Gashit:

Sqarim publik lidhur me deklaratën e kryeministrit për datën e zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit 2025:

Pas takimit të Presidentes me përfaqësues të partive politike lidhur me datën e zgjedhjeve të parakohshme, si anëtarë të KQZ-së, së bashku me kolegun Arianit Elshani, jemi takuar me Kryetarin e KQZ-së dhe i kam kërkuar që, nëse ftohet në konsultime nga Presidentja, të ketë parasysh dy çështje:

– Ne kemi obligim ligjor t’i mbajmë zgjedhjet sa herë që ato shpallen, dhe

– të mos bëhet palë në përcaktimin e datës, pasi kjo nuk është qëndrim i KQZ-së dhe do të më duhej ta demantoja publikisht.

KQZ ka qenë e gatshme për zgjedhje si më 21 ashtu edhe më 28 dhjetor. Ne, si trup, asnjëherë nuk jemi pyetur nga askush për datën e zgjedhjeve.

Kushdo që ka bërë shkresa të tilla, nuk ka pasur fare të bëjë me diskutimet e brendshme të KQZ-së.

Çfarëdo rekomandimi që është bërë, ka mundur të jetë vetëm personal, nga ndonjë individ i caktuar, dhe jo qëndrim zyrtar i KQZ-së.

Prandaj, KQZ, si trup, nuk ka diskutuar dhe nuk ka marrë asnjëherë vendim për t’i dhënë Presidentes një datë për zgjedhjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho, trajneri i Benficas, është i ndaluar të drejtojë…