Anëtari i KQZ-së nga PDK: Procesi i numërimit në Mitrovicë tashmë është dëmtuar

11 nëntor 2025 | 15:10

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, ka folur pas ndërprerjes së numërimit të kutive të votimit në Mitrovicën e Jugut mbrëmjen e kaluar, për shkak të dyshimeve për manipulim të votave.

Në një prononcim për “Klan Kosova”, Elshani ka thënë se sipas tij procesi tashmë është dëmtuar dhe është cenuar integriteti i zgjedhjeve.

“Me të marrë informacion gjatë ditës së djeshme për fletëvotimet që janë gjetur nga një klasë në tjetrën, ne kemi ardhur këtu mbrëmë për të vëzhguar dhe monitoruar procesin e numërimit të kutive të votimit. Ajo që kemi parë është shumë shqetësuese si për PDK-në, ashtu edhe për ne si përfaqësues në KQZ. Konsiderojmë se në sytë e opinionit publik dhe qytetarëve ky proces tashmë është dëmtuar dhe është cenuar integriteti i zgjedhjeve. Ne presim një vendim nga PZAP, pas dorëzimit të ankesës”, ka thënë Elshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda franceze dhe ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka…