Anëtari i Kryesisë së Nismës: Vetëvendosja sa ishte në pushtet e harroi flamurin kombëtar

13 qershor 2020 | 15:09

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka komentuar tubimin e djeshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ku pati shumë flamuj kombëtar.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në pushtet e harroi flamurin kombëtar, tani në opozitë paska filluar ta përdorë sërish duke treguar patriotizmin e saj falso në protesta.

“Populli e pa qeverisjen e juaj, nuk e patët guximin t’u dilni përballë temave të mëdha që e prisnin vendin, dhe e rrëzuat veten…”, ka shkruar Hoxha.

Postimi i plotë i tij:

Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në pushtet e harroi flamurin kombëtar, tani në opozitë paska filluar ta përdorë sërish duke treguar patriotizmin e saj falso në protesta. Nuk duhet të luhet me flamurin kombëtar. Populli e pa qeverisjen e juaj, nuk e patët guximin t’u dilni përballë temave të mëdha që e prisnin vendin, dhe e rrëzuat veten duke përdorur metoda tinëzare kundër partnerit tuaj që kishit LDK-së dhe në anën tjetër nuk e dëgjonit aleatin e përjetshëm ShBA-në. Puna e juaj u pa për 50 ditë në qeverisje.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit dhe shkrimtarit…