Anëtari i LV-së e quan Veliun diktator, thotë se Podujeva ka dy data të çlirimit

30 nëntor 2020 | 08:21

Lëvizja Vetëvendosje mbrëmë ka fituar në Komunën e Podujevës pa balotazh, duke bërë që për herë të parë pas 20 vjetëve në këtë komunë të shënojë humbje LDK-ja.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhevdet Maloku, përmes një shkrimi në “Facebook” e ka quajtur diktator ish-kryetarin e Podujevës, Agim Veliun.

Ai madje fitoren e LV-së e ka krahasuar me ditën e çlirimit të Podujevës nga pushtuesit.

“Podujeva për herë të parë bëhet me kryetar sepse deri tani kishim diktator. Podujeva u çlirua për herë të dytë dhe ka dy data të çlirimit 19 qershor dhe 29 nëntor. Llapjanët për herë të parë do të qeverisin vetë sepse qeverisja e Shpejtimit është qeverisje e popullit”, ka shkruar ai.

Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti.

Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LV-së, Nexhmi Rudari i LDK-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.

Shpejtim Bulliqi do ta udhëheqë komunën për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se…