Anëtari i PDK-së në KQZ: Qendrat e votimit po ballafaqohen me mungesën e rrymës
28 dhjetor 2025
| 10:44
Anëtari i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Arianit Elshani, ka paralajmëruar se që qendrat e votimit, po vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike.
“Është urgjente marrja e veprimeve nga të gjithë ata që janë kompetentë: KEDS, KESCO, KOSTT dhe Ministria e Ekonomisë”, ka shkruar Elshani.
Ai theksoi se çdo vendvotim është i pajisur me kamera; votimi dhe numërimi nuk mund të zhvillohen në terr.



