 
                    Angela Martini i jep fund martesës 7-vjeçare? Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja
Modelja e njohur, Angela Martini, ka paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj, Drago Savulescu, duke i dhënë fund një martese që zgjati shtatë vite.
Duke cituar dokumentet ligjore, TMZ shkruan se bukuroshja shqiptare ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Los Angeles të enjten, duke shënuar 24 tetorin si datën zyrtare të ndarjes.
Në dokumente, arsyeja e prishjes së martesës përmendet si “mospajtime të pajtueshme”, një formulim standard që nënkupton fundin e marrëdhënies për shkak të dallimeve të thella mes partnerëve.
Nga kjo martesë, çifti ka një djalë 3-vjeçar, Kyree Martini Savulescu, për të cilin Angela kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike.
Modelja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërkuar gjithashtu që ish-bashkëshorti i saj t’i paguajë pension bashkëshortor, duke theksuar në dokumente se martesa e tyre ka filluar në dhjetor të vitit 2017.

Lajmi për ndarjen ka ardhur si befasi për publikun dhe ndjekësit e çiftit, të cilët vetëm pak javë më parë kishin parë Angelen dhe aktorin e producentin romun duke shijuar pushime luksoze në Evropë.
Dyshja, që shpesh kanë ndarë momente të përbashkëta në rrjetet sociale, madje kishin paralajmëruar një projekt filmik të bazuar në historinë e tyre të dashurisë, një rrëfim që pritej të sillte në ekran mënyrën se si dashuria i ndihmoi të përballonin sfidat ligjore të Savulescut me drejtësinë rumune.
Martini dhe Savulescu u bënë një nga çiftet më të përfolura në botën e showbizit ndërkombëtar. Ajo, një modele shqiptare që ka ndërtuar karrierë në Amerikë, dhe ai, një biznesmen e aktor rumun me lidhje të forta në industrinë e filmit, shpesh paraqiteshin si shembull i një dashurie që sfidonte kufijtë. Megjithatë, pas shumë viteve bashkëjetese dhe lëvizjes së tyre mes SHBA-së, Zvicrës dhe Italisë, duket se marrëdhënia e tyre ka arritur në një pikë të pakthyeshme.
As Angela Martini dhe as Drago Savulescu nuk kanë bërë ende deklarata publike rreth ndarjes.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        