Angela Merkelin përsëri e kapin të dridhura (Video)

27 qershor 2019 | 11:10

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është parë sot përsëri teksa e kanë kapur të dridhura gjatë një ceremonie në Berlin.

E njëjta gjë asaj i ka ndodhur edhe tetë ditë më parë derisa e priste presidentin e ri të Ukrainës.

Pamjet e sotme shfaqin 64 vjeçaren duke shtrënguar duart rreth belit derisa dridhej, shkruan “BBC”-së.

Asaj i është ofruar një gotë me ujë, por ka refuzuar që ta pijë.

Herën e kaluar ajo ka thënë se ka pasur telashe me dehidrimin.

Zëdhënësi i saj ka thënë se ajo do të niset për në Japoni sipas planit.

“Gjithçka do të bëhet sipas planifikimeve. Kancelarja është mirë”, ka thënë Steffen Seibert.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së…