Angelina Jolie shkëlqen në ceremoninë e çmimeve ‘BAFTA’ (Foto)

19 shkurt 2018 | 16:42

Në ceremoninë e çmimeve BAFTA të pranishme ishin artiste të njohura, të cilat kanë shkëlqyer gjatë parakalimit në tapetin e kuq.

Disa nga aktoret e njohura kishin zgjedhur sërish ngjyrën e zezë në veshjen e tyre.

Përmendim këtu Jennifer Lawrence, Angelina Jolie apo Margot Robbie.

Veshjet në ngjyrë të zezë të zgjedhura nga artistet ishin në mbështetje të lëvizjes Time’s up.

E veshur me fustan të zi dhe të gjatë, i cili i nxirrte në pah pjesën e dekoltesë, Angleina Jolie është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Ndërkohë që veshjen e kishte kombinuar me flokët e mbledhura pas, e make up të lehtë, padyshim që Jolie mbetet një nga aktoret më të bukura të Hollywood, pavarësisht moshës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-trajneri i Interit, Frank De Boer, është rikthyer të flasë…