Angelina Jolie thotë se nuk i shikon filmat e vet

10 nëntor 2021 | 08:22

Angelina Jolie ka pranuar se zakonisht nuk i shikon filmat e saj.

Aktorja 46 vjeçare e bëri këtë rrëfim gjatë një diskutimi me drejtuesin e radios Nova Kent ‘Smallzy’ Small në Celebrity Small Talk të Smallzy.

Angelina foli për rolin e saj të fundit në filmin e MCU The Eternals përpara se të zbulonte se nuk i shikon shumë nga filmat e saj pasi preferon ‘procesin’.

“Jo, ka mjaft filma të mi që në fakt nuk i kam parë kurrë, sepse më pëlqen ky proces”, tha fituesja e çmimit Oscar. “Zakonisht kur i shoh zhgënjehem sepse mendoj se mund të ishte më ndryshe. Unë jam një kritike e tmerrshme”, tha ajo.

Ylli i Hollivudit theksoi se i pëlqen të bëjë filma sesa t’i shikojë, por pranon se ka bërë një përjashtim të veçantë për The Eternals.

Eternals është filmi i 28-të i Marvel-it i bazuar në një racë imagjinare alienësh humanoidë me të njëjtin emër, i cili u shfaq për herë të parë në një seri komike amerikane, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja e aktorja amerikane Emily Ratajkowski ka thënë së fundmi…