Anglia dhe Italia ndahen në paqe, barazime edhe për Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën

11 qershor 2022 | 23:25

Kanë vazhduar ndeshjet në Ligën A të Kombeve, ku sot në fushë ishin grupi 3 dhe 4.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme ishte ajo mes Anglisë dhe Italisë, e cila u mbyll pa gola edhe pse kishte raste nga të dyja palët.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Hungaria e ka ndalur në barazim Gjermanin (1-1).

Zsolt Nagy shënoi për hungarezët në minutën e 6-të, ndërsa gjermanët barazuan pas tre minutash me Jonas Hofmann.

Italia është e para e grupit me 5 pikë, Hunagria ka 4 pikë, Gjermania 3 pikë, ndërsa Anglia ka 2 pikë, duke e lënë grupin të hapur.

Në grupin 4, sot u përballen Holanda me Poloninë e cila solli shumë gola, pasi u mbyll 2-2.

Gregory Krychoëiak dhe Piotr Zielinski shënuan fillimisht për polakët, por holandezët u kthyen në lojë më golat e Danny Klaassen dhe Danzel Dumfries.

Edhe Uellsi ka barazuar me Belgjikën 1-1 në kuadër të këtij grupi.

Youri Tielemans dhe Johnson i shënuan golat në këtë takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Olea Center” Sh.p.k me numër Unik: 810026931, shpall të pavlefshme,…