
Anglia eliminon Suedinë, shkon në gjysmëfinale
07 korrik 2018
| 18:08
Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Botërorit “Rusia 2018”, duke e eliminuar sot Suedinë.
Anglezët fituan çerekfinalen e sotme ndaj Suedisë me rezultat prej 0-2, transmeton Koha.net.
Golin e parë e shënoi Harry Maguire në minutën e 30, me një goditje me kokë pas një krosimi nga Ashley Young.
Në pjesën e dytë Anglia shënoi edhe njëherë. Këtë herë përmes mesfushorit të talentuar të Tottenhamit, Dele Alli, i cili në minutën e 59 dërgoi topin në rrjetë pas asistimit nga Jesse Lingardi.
Në gjysmëfinale Anglia e pret fituesin e përballjes Rusi – Kroaci.