
Anglia kampione e Europës për U21, mposhtin Gjermaninë U21 me rezultat 3:2 pas vazhdimeve
29 qershor 2025
| 00:02
Anglia është kampione e Europës me grupmoshën U21. “Tre Luanët” e rinj arritën që në finale ta mposhtin Gjermaninë U21 me rezultat 3:2 pas vazhdimeve.
Harvey Elliott kaloi anglezët në epërsi qysh në minutën e pestë të ndeshjes. Hutchinson e dyfishoi avantazhin e “Albionëve në të 24-tën.
E futbollisti me origjinë shqiptare, Nelson Weiper arriti të shënonte në fundin e pjesës së parë për 1:2.
Në të 61-tën, Nebel realizoi për 2:2, e që ishte edhe epilogu i kohës së rregullt.
Me të nisur vazhdimet, Anglia arriti të kalonte në epërsi me Rowe.
Deri në fund, më nuk pati rrjeta të tundura dhe goli i Rowe ia dha titullin e kampiones së Europës për U21 Anglisë.