Anglia po e shkatërron Shqipërinë (video)

12 nëntor 2021 | 21:47

Shqipëria është duke pësuar disfatë të thellë ndaj Anglisë gjersa kanë kaluar 35 minutat e para të lojës.

‘Tre Luanët’ janë duke udhëhequr me rezultat 4-0 ndaj Shqipërisë.

Harry Maguire hapi sfidën duke realizuar me kokë në minutën e nëntë nga një asistim i Reece James, gjersa epërsia u dyfishua nga Harry Kane i cili realizoi gjithashtu me kokë në minutën e 18-të.

Epërsinë e trefishoi Jordan Henderson i cili realizoi pas një asisti nga Kane në minutën e 28-të, kurse golin e katërt e realizoi Harry Kane i cili është i dyti personal i tij në këtë takim deri më tani.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, gjatë…