Anija luftarake amerikane ankorohet në Shqipëri, Ambasada e SHBA: Mirë se vjen

09 shtator 2025 | 23:02

Luftëanija amerikane USS Mount Whitney ka mbërritur sot në brigjet e Shqipërisë. Anija është ankoruar në Porto Romano.

Lajmin e ka dhënë Ambasada e SHBA në Tiranë, duke i uruar mirëseardhjen trupave amerikane, të cilët do të nisin një fazë të re bashkëpunimi për modernizimin e ushtrisë shqiptare.

“MIRË SE VJEN NË SHQIPËRI, USS MOUNT WHITNEY! Kjo është ndalesa e PARË e një anijeje luftarake amerikane në Porto Romano. Mirëpresim këtë fazë të re në modernizimin ushtarak të Shqipërisë dhe këtë hap të radhës në partneritetin e fortë mes vendeve tona”, shkruan Ambasada e SHBA në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka dënuar sulmin ajror të Izraelit kundër udhëheqësve…