Anija luftarake amerikane në brigjet e Durrësit: Ky ishte qëllimi i vizitës

31 maj 2022 | 16:39

Një anije luftarake e marinës amerikane e llojit “USS Jason Dunham, an Arleigh Burke class destroyer”, gjatë vikendit ka qëndruar në brigjet e Durrësit në Shqipëri.

Siç ka thënë oficeri kryesor i kësaj anije, Michael Kiser “qëllimi i kësaj vizite ka qenë demonstrimi i përkushtimit të NATO-s dhe mbrojtja kolektive”.

“Një grup gazetarësh shqiptarë vizituan anijen gjatë vizitës. Anija mori emrin e nëntetarit të marinës amerikane, Jason Dunham, i cili u nderua me Medaljen e Nderit për shërbimin e tij në luftën e Irakut”, ka njoftuar Ambasada e ShBA-së në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
01.06.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…