Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje, mes tyre dy fëmijë

20 maj 2025 | 21:58

Anija “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke u ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, dhe përfundoi pa asnjë incident.

Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025 me 111 jetë të shpëtuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehmetaj ka nxjerrë në pah lidhjet e investitorëve të kompanisë…