Anisa Grajqevci me vizitë emocionale tek gjyshi i saj: Jam rritur me kujtimet e dhimbjes që nuk guxojmë ta harrojmë

06 tetor 2025 | 18:08

Në një vizitë thellësisht emocionale dhe simbolike, kandidatja e PDK-së për Asamblenë Komunale të Fushë Kosovës, Anisa Grajqevci, ka vizituar Këshillin Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të Zhdukur të Kosovës, aty ku shërben me përkushtim prej vitesh gjyshi i saj, Ahmet Grajqevci, në rolin e kryetarit.

Ky takim, për Anisën, nuk ishte thjesht një vizitë, por një kthim tek rrënjët, tek kujtesa familjare dhe kombëtare që ka formuar identitetin e saj.

“Skam qenë pjesë e luftës, por jam rritur mes kujtimeve të saj. Gjyshi im më ka mësuar ta dua të vërtetën dhe të mos e harroj dhimbjen që ka kaluar ky popull,” shkroi ajo në një postim prekës.

Në ambientet e Këshillit ruhen me kujdes fotografi, dëshmi e dokumente që flasin për plagët e pashëruara të Kosovës – për mbi një mijë familje që ende presin përgjigje për më të dashurit e tyre të zhdukur. E për Anisën, ky vend është një muze i dhimbjes, por edhe i qëndresës.

“Jam krenare që gjyshi im, Ahmet Grajqevci, i ka ruajtur këto dëshmi me kaq dashuri e përkushtim. Ai ka qenë zëri i shumë familjeve të lënduara, dhe për mua është shembulli më i mirë i qëndrueshmërisë,” tha ajo. Kjo vizitë shërbeu edhe si një reflektim i fuqishëm për misionin e brezit të ri për të mos lejuar që sakrifica dhe dhimbja e së kaluarës të zbehen në heshtje. “Fotot e të pagjeturve na shikojnë drejt në sy. Na kërkojnë kujtim, drejtësi, dhe mbi të gjitha mosharresë,” u shpreh Grajqevci.

PDK191✅
32✅
#PDK #FuqiaeGrave #MaMirePerFushkosoven

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së…