
Anita: Vetëm Ramushi më duron, kam burrin më të…
Anita Muçaj-Haradinaj ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Koment për koment” në emisionin Prive nga Liberta Spahiu, ku ka dhënë disa përgjigje të sinqerta dhe plot humor mbi jetën e saj personale dhe martesën me liderin politik Ramush Haradinaj.
E pyetur për një koment nga publiku që thoshte: “Vetëm Ramushi, se ty s’të kish mbajtur kush tjetër”, Anita reagoi me të qeshur dhe pa komplekse.
“I thashë edhe një gruas tjetër, vetëm Ramushi më duron mua, asnjë burrë tjetër. Kam ditur të zgjedh, çka me bë”.
Ajo e cilësoi veten me fat për bashkëshortin që ka dhe vlerësoi zgjedhjen e saj si një ndër më të mençurat që ka bërë në jetë.
Për më tepër, Muçaj shtoi se nëse edhe populli i Kosovës do të dinte të zgjidhte si ajo, vendi sot do të ishte në një pozitë shumë më të mirë.
“Me pas dit Kosova me zgjedh Ramushin në politikë dhe si lider, beso sot na kishim qenë në tjera pozita. Kështu që kam dalë e mençur – e kam zgjedhur burrin më të mirë në botë”.
Moderatorja zbuloi se këto ditë janë të veçanta për ta, pasi përkojnë me përvjetorin e martesës së tyre dhe ditëlindjen e Ramushit.
“Meqë ra fjala, unë e kam përvjetorin e martesës dhe ditëlindja e Ramushit. Dua t’ia uroj ditëlindjen publikisht, ia uroj të gjitha të mirat. Jam e bindur që jam dhurata më e mirë që ka marrë ndonjëherë për ditëlindje”, tha ajo mes tjerash.