
Ankandi i radhës i letrave me vlerë mbahet më 13 tetor 2025
07 tetor 2025
| 12:34
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 13 tetor 2025 do të mbahet ankandi i njëmbëdhjetë për vitin 2025. Në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet 5-vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.
Investimi në obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vjet) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, MFPT-ja ka kërkuar nga të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në republikën e Kosovës.