Anketa WeBalkans 2026: Policia e Kosovës dhe FSK-ja kryesojnë për besimin e qytetarëve

25 qershor 2026 | 14:20

Policia e Kosovës ka mirëpritur rezultatet e anketës rajonale WeBalkans 2026, sipas të cilës 85.6 për qind e qytetarëve kanë shprehur besim në Policinë e Kosovës, duke e renditur atë si institucioni me nivelin më të lartë të besimit publik në Republikën e Kosovës së bashku me FSK-në me 87.4 për qind.

Ky rezultat përfaqëson një vlerësim të rëndësishëm për punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e vazhdueshëm të zyrtarëve policorë, të cilët çdo ditë janë në shërbim të qytetarëve për garantimin e rendit publik, sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Besimi i qytetarëve është themeli i punës policore dhe një tregues i drejtpërdrejtë i partneritetit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe komunitetit. Ky besim është inkurajim për punë policore me përkushtim, në përmbushjen e misionit tonë kushtetues dhe ligjor në mbrojtje të jetës, pronës dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Rezultatet e anketës tregojnë gjithashtu se qytetarët vazhdojnë ta konsiderojnë sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit ndër prioritetet kryesore për zhvillimin e vendit.

May be an image of text that says 'WeBalkans.eu ANNUAL SURVEY 2026 -KOSOVO Please tell Funded by the European Union Tend rust 100% which is your level of trust for following institutions, organisations and systems Tend not ©trust Don'tknow know Don't 80% 77.0% 64.8% 00% Trust levels across key institutions and systems 578% 67.0% 40% 69.2% 56.7% 87.4% 85.8% 345 27.9% 20% 17.0% 34.9% 481% 45.5% 475% 59.0% 02.2% 258% 0% 40.47 25.0% Kosowo's Prosident KOSOVO'S Goverrment 10% heNational Partomant 30.8% Regional 8% locolpublic oublic authonties authorities 7.4% Poitical partes 0.4% Relgious authority 8.7% Judicial syetom 0.9% Electoral system Media Chvisociety organisations Miitary forpos Polce'

Një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve vlerësojnë se forcimi i zbatimit të ligjit dhe luftimi i korrupsionit duhet të mbeten në fokus të përpjekjeve institucionale, duke reflektuar pritjet e qytetarëve për institucione të fuqishme, profesionale dhe të përgjegjshme.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, përfshirë krimin e organizuar, korrupsionin, trafikimin dhe veprat e tjera penale që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.

Përmes përdorimit të praktikave bashkëkohore policore të policimit të udhëhequr nga inteligjenca dhe policimit në bashkësi, partneritetit me qytetarë, transparencës institucionale, zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunimit me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, ne do të vazhdojmë të forcojmë sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në vend.

Policia e Kosovës shpreh mirënjohje për besimin e treguar, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të qytetarëve, institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë në përmbushjen e objektivave të përbashkëta si dhe do të vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm, integritet dhe transparencë për garantimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në basketboll ka zhvilluar dy ndeshje miqësore…