Anketimi i fundit: Joe Biden, President i ardhshëm i SHBA-së

18 qershor 2020 | 08:45

Ish-nënpresidenti Xho Biden kryeson me 13 pikë përpara presidentit aktual Donald Trump në anketën e fundit të agjencisë Reuters.

Sipas anketës, 48 % e të anketuarve deklaruan se do të votojnë për Biden, kandidat i mundshëm i Partisë Demokratike në zgjedhjet e caktuara për në nëntor, ndërsa 35 % thanë se do të votojnë për Trumpin.

Presidenti SHBA-së ka filluar ta humbasë mbështetjen gjatë muajve të fundit, duke u përballur me një valë kritikash lidhur me administrimin e tij për krizën e shkaktuar nga koronavirus dhe si përgjigje ndaj valës së protestave për shkak të vrasjeve së afroamerikanëve nga ana e policisë pas vdekjes së Xhorxh Floydit.

53 % e të anketuarve deklaruan se ata nuk e aprovojnë se si qeveria është ballafaquar me pandeminë, nga e cila deri më tani kanë vdekur më shumë se 115,000 amerikanë. Vetëm 40 % e mbështesin mënyrën se si qeveria ballafaqohet me pandeminë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç SHBA-së, është aktivizuar edhe Bashkimi Evropian me emisarin e…