
Ankohet Lajçaku se s’u mbështetën Kurti dhe Vuçiqi për arritjen e marrëveshjes, ‘qorton’ edhe mediat
Kritika e vërejtje ka pasur ndaj mediave, opozitës dhe shoqërive civili si në Kosovë ashtu edhe në Serbi – përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kjo për arsye se, siç beson ai, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “nuk u përshëndetën” dhe “nuk u mbështetën” për arritjen e marrëveshjes së Bruksel/Ohrit për normalizim të marrëdhënieve nga shoqëritë përkatëse.
“Dy liderët nuk u përshëndetën në mënyrë pozitive kur u kthyen nga Ohri. Askush nuk ka thënë se kjo është e mirë për ne. Kjo është e mirë për Kosovën. Kjo është e mirë për Serbinë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit. E këtu përfshihet opozita, mediat dhe shoqëria civile. Nuk kam vënë re një zë në mbështetje”.
“Prandaj dua të theksoj se normalizimi nuk është për liderët aktualë politikë – sigurisht, ata e kanë mandatin – por duhet të jetë një çështje e shoqërive. Duhet të prodhojë në shoqëri ndjenjën që do t’u komunikohet drejtuesve, pra se kemi nevojë për normalizim”, ka deklaruar Lajçaku në një intervistë “Sunker”.