Ankohet Lladrovci: Vetëm një ministër nuk mund të vendosë për të gjitha komunat

13 prill 2020 | 09:07

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se gjendja në këtë komunën sa i përket furnizimit me mjete mbrojtëse shëndetësore është relativisht e mirë por, sipas tij, qeveria ende nuk ka arritur t’i furnizojë qendrat e mjekësisë familjare në këtë komunë. Ai tha se banorët e kësaj komune po respektojnë masat e rekomanduara nga Instituti i Shëndetit Publik.

“Gjithmonë qytetarët e Drenicës kanë qenë të disiplinuar, edhe në luftë kanë qenë të disiplinuar”, tha ai.

Lladrovci tregoi se ka pasur një komunikim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, por nuk ka qenë komunikim i mirë, pasi nuk konsideron se ka marrë një vendim të mirë sa i përket orarit të lëvizjes. “Këshilli i kryetarëve ka kërkuar që të ketë një orar të njëjtë për të gjitha komunat, pasi në kohën kur në një komunë nuk lejohet qarkullimi, ai mund të vijë në komunën tonë për shërbimet e veta dhe t’i infektojë qytetarët tanë. Një ministër nuk mund të vendosë për të gjitha komunat. Komuna jonë, meqë nuk ka asnjë rast, nuk do të duhet ta ketë kufizimin e lëvizjeve. Ne do ta rishikojmë vendimin e ministrit dhe do të shohim se si do të veprojmë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve të reja të infektimeve me koronavirus gjatë…