
“Annette” hapë Festivalin e Filmit të Kanës
20 prill 2021
| 12:03
“Annette”, filmi i ri i Leos Carax, i pari film në anglisht, do të hapë Festivalin e Filmit të Kanës më 6 Korrik. “Annette” do të interpretohet nga ylli i kinemasë franceze, Marion Cotillard, si edhe Adam Driver.
I vendosur në Los Angelos-in bashkëkohor, “Annette” tregon historinë e Henrit, një komedian me sens të ashpër humori dhe Ann, një këngëtare me famë ndërkombëtare.
Në qendër të vëmendjes, ata janë çifti i përsosur, i shëndetshëm, i lumtur dhe simpatik. Lindja e vajzës së tyre të parë, Annette, një vajzë misterioze me një fat të jashtëzakonshëm, do të ndryshojë më pas jetën e tyre.