ANP “Adem Jashari”, ka organizuar punëtorinë në kuadër të Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë

27 tetor 2025 | 16:44

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” shënoi Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë duke organizuar një punëtori me temën “Digjitalizimi dhe Organizimi i Përgjithshëm i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, në bashkëpunim me Kosovar Stability Initiative (KSI).

Ngjarja mblodhi së bashku përfaqësues nga Inspektorati Qendror i Punës, profesionistë të fushës së sigurisë dhe shëndetit në punë, si dhe kompani dhe organizata joqeveritare që veprojnë në këtë fushë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive për promovimin e vendeve të sigurta, të shëndetshme dhe të qëndrueshme të punës në epokën e re digjitale.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ud. Drejtori Ekzekutiv i Inspektoratit Qendror të Punës, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe digjitalizimit si faktor kyç për përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
VAHIDE FAZLIU shpall te pavlefshme dëftesat e 4 viteve dhe…