ANP “Adem Jashari” me kapacitete për aterrimin e aeroplanëve të kategorisë Code E

25 nëntor 2025 | 16:38

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” (LKIA) po vazhdon të modernizohet dhe të rrisë kapacitetet e tij, veçanërisht në aspektin teknik. Pista e aeroportit, e gjatë 3,040 metra, së bashku me sistemin modern të ndriçimit ILS CAT III, mundëson aterrimin e aeroplanëve edhe në kushte të pafavorshme atmosferike, si shi, lagështi, akull apo mjegull.

“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ janë të plotësuara të gjitha kapacitetet e nevojshme për aterrimin e aeroplanëve të kategorisë Code E. Pista prej 3,040 metrash dhe sistemi modern i ndriçimit ILS CAT III sigurojnë operime të sigurta edhe në kushte me dukshmëri shumë të ulët”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HAXHI JASHARI shpall te pavlefshme dëftesën e shkollës fillore “AHMET…