ANP “Adem Jashari” në top listën e aeroporteve

14 janar 2021 | 11:08

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari ‘, LKIA, ka përmbyllur vitin 2020 duke iu shërbyer 1,102,016 udhëtarëve apo 1,267,751 udhëtarë më pak se sa në vitin paraprak ku numri total i udhëtarëve ishte 2,369,767. Kjo u bë me dije me anë të një komunikate për medie nga ANP “Adem Jashari.

“Sa i përket numrit të fluturime janë realizuar 8,472 fluturime apo 8,878 fluturime më pak se sa në vitin 2019 ku numri total i fluturimeve ishte 17,350. Kjo shënon një rënie në numër të udhëtarëve prej -53.50 për qind krahasuar me vitin 2019 ndërsa një rënie në numër të fluturimeve prej -51,17  për qind. Megjithatё, ANP ‘Adem Jashari’ ka pasur njё performancё qё e liston nё top listën e aeroporteve me performancё tё mirё pёrkundёr pandemisё”, është thënë në komunikatë duke u shtuar se një rënie e tillë në numër të fluturimeve dhe udhëtarëve vjen si pasojë e pandemisë Covid-19. Në destinacionet më të shërbyera gjatë vitit 2020 janë: Zvicra 41,41 për qind, Gjermania 31,87 për qind,Turqia 13,14 për qind, Austria 5,10 për qind, Mbretëria e Bashkuar-UK 3,53 për qind, Suedia 1,74 për qind, Belgjika 1,42 për qind etj”, thuhet në njoftim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda një muaji, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën…