ANP “Adem Jashari”: Të gatshëm për mirëpritjen e mërgatës për pushimet e fundvitit

15 dhjetor 2025 | 15:24

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, i menaxhuar nga Limak Kosovo, ka njoftuar se është plotësisht i përgatitur për të mirëpritur qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë dhe që po kthehen në atdhe për pushimet e fundvitit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ANP “Adem Jashari” ka publikuar fotografi të stafit të aeroportit, të cilët janë në shërbim të udhëtarëve për të siguruar një përvojë sa më të lehtë dhe të rehatshme gjatë udhëtimit.

“Ne jemi këtu për t’u siguruar që pushimet tuaja të fundvitit të shkojnë mbarë dhe në kohë, për t’u takuar me familjarët tuaj. Ju urojmë një udhëtim të sigurt dhe të rehatshëm me ne”, thuhet në mesazhin e ANP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e…