Ansu Fati zyrtarizohet tek Monaco

01 korrik 2025 | 15:15

Ansu Fati ka kompletuar transferimin tek Monaco nga Barcelona si huazim. Marrëveshja përfshin një opsion për ta bërë transferimin të përhershëm në fund të sezonit.

Fati vjen në Monaco me synimin për ta rikthyer karrierën  në rrugën e duhur, pas dëmtimeve që i kanë kufizuar kohën e lojës në sezonet e fundit. 

Ai mbërriti në jug të Francës të enjten dhe kaloi testin mjekësor me klubin nga Principata të premten, para zyrtarizimit të transferimit shumë të pritur. 

Ky transferim vjen pas javësh diskutimesh intensive midis Monacos dhe Barcelonës për modalitetet e marrëveshjes. Në fund, Fati bashkohet me klubin në huazim me opsion për ta blerë në mënyrë të përhershme. 

Sipas L’Equipe, opsioni i blerjes vlerësohet në 11 milionë euro, ndërsa klubi katalanas do të kontribuojë gjithashtu me gjysmën e pagës së tij. Ai është blerja e tretë në dritaren e transferimeve të Monacos, pas anglezit Eric Dier dhe Paul Pogba, të cilët të dy kanë ardhur si transferime falas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Sot realizuam një foto të veçantë me Blendi Kallabën, studentin…