
Anthony Joshua e bëri Robert Heleniusin për oksigjen artificial
13 gusht 2023
| 08:46
Anthony Joshua do të mbahet mend gjatë nga Robert Heleniusi.
Britaniku e nokautoi finlandezin në raundin e shtatë.
Derisa dueli nisi me një ritëm të ngadaltë, tifozët herë pas here ngacmuan Joshuan për paraqitjen që po bënte.
Mirëpo, AJ kishte pritur deri në raundin e shtatë për të argëtuar të pranishmit dhe për ta goditur herë pas here kundërshtarin.
Në atë raund, Joshua lëshoi një goditje të fuqishme dhe e plandosi Heleniusin.
Helenius u detyrua të merrte oksigjen artificial derisa po qëndronte i shtrirë.
Pas disa minutash ai e mori veten dhe filloi të këndellej dhe ia uroi fitoren Joshuas.