Antigona Berisha-Bytyqi zgjidhet kryesuese e Kuvendit Komunal të Prizrenit

23 dhjetor 2021 | 12:11

Antigona Berisha-Bytyqi është zgjedhur sot kryesuese e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se sot shënuan edhe një hap përpara drejt konstituimit të institucioneve lokale duke zgjedhur kuvendaren e PDK-së, Antigona Berisha-Bytyqi si kryesuese grua për herë të parë e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

“Zotimet tona për më shumë gra në vendimmarrje kanë filluar të përmbushen. I falënderoj kuvendarët për votën dhe i uroj punë të mbarë kryesueses së re! Urime!”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 32-vjetorit të themelimit të LDK-së, kryetari Lumir…