
Antigona Gashi – PDK, me numër 13 për asambliste në Pejë, prezanton planin për kulturën
25 shtator 2025
| 14:57
Kandidatja e PDK-së për asamble në Pejë me numër 13, dr. sc. Antigona Gashi, në një video të publikuar në “Facebook” ka folur për angazhimin e saj për sektorin e kulturës për qytetin e Pejës.
Ajo ka thënë se kultura është pasqyra e shpirtit të një qyteti.
Antigona Gashi beson se përmes artit, trashëgimisë dhe krijimtarisë së re, Peja mund të bëhet zemra kulturore e Kosovës, një vend ku e kaluara takohet me të ardhmen.
“Të moshuarit janë kujtesa e gjallë e qytetit tonë. Respekti për ta është detyrim, kujdesi për ta është përgjegjësi”, ka thënë ajo në mesazhin e saj, duke theksuar se duhet të punojmë për një Pejë më të drejtë për gjeneratën që na rriti.