Antigona Gashi vazhdon fushatën: Me Bedri Hamzën kryeministër për siguri, punësim dhe stabilitet

20 dhjetor 2025 | 14:18

Kandidatja për deputete e PDK-së me numër 93, dr. sc. Antigona Gashi, ka vazhduar fushatën elektorale në disa qytete të Kosovës, duke u takuar nga afër me qytetarë dhe struktura partiake.

Gjatë këtyre takimeve, ajo ka prezantuar vizionin dhe programin e Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve, dr. sc.

Gashi ka theksuar se Kosova ka nevojë për udhëheqje të përgjegjshme dhe profesionale, duke vënë në pah kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër si garanci për siguri, punësim dhe stabilitet.

Sipas saj, përvoja dhe qasja menaxheriale e Hamzës janë thelbësore për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme.

Ajo ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët, duke u zotuar se zëri i tyre do të përfaqësohet denjësisht në Kuvendin e Kosovës.

“Angazhimi im është që politikat publike të jenë në shërbim të njerëzve, me fokus në zhvillim, drejtësi sociale dhe stabilitet institucional,” ka deklaruar Gashi.

Fushata e saj po vazhdon me takime të rregullta në terren, ku qytetarët po shprehin interesim dhe mbështetje për programin e PDK-së dhe atë si kandidate për deputete.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se përveç, aktit të njohjes,…