Anton Krasniqi hap ekspozitën personale

21 janar 2020 | 13:08

Mbrëmë piktori Anton Krasniqi, në ambientet e “Cafe Atelie +”, që ndodhet në Prishtinë, në lagjen Aktash, në rrugën “Abdyl Frashëri”, nr. 42, përballë palestrës së sporteve “1 tetori”, ka hapur ekspozitën personale me titull “Cikël me peizazhe”. Ekspozita do të jetë e hapur dy javë.

Ekspozita përbëhet prej trembëdhjetë pikturave, të punuara gjatë vitit 2019. Pjesa dërrmuese e tyre është e dominuar nga lloji i peizazheve dhe për këtë arsye është titulluar “Cikël me peizazh”.

Piktori Anton Krasniqi tha se karakteristikë e punimeve të tij janë koloriti i ngjyrave të theksuara, vizatimi, format, gravurat, që ngjajnë në punime të vitrazheve. Ndërsa piktori nikoqir i ekspozitës dhe drejtues i hapësirës ekspozuese, Mentor Llapashtica, theksoi se “Anton Krasniqi është një krijues fenomenal. Ai për temë të pikturave ka zgjedhur natyrën dhe mënyra e tij shprehëse është ekspresioniste. Pikturat e Antonit i karakterizon zotërimi i koloritit të ngjyrave të përdorura”, vlerësoi Llapashtica.  Ai shtoi se “Cafe Atelie +” është hapësirë e krijuar për promovimin e artit pamor.

Pikturat e Anton Krasniqit, të ekspozuara në këtë hapësirë, i mirëpresin vizitorët dhe dashamirësit e artit deri më 02.02.2020 në “Cafe Atelie +”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak ditë na ndajnë nga 29 janari, dita kur…