Anton Quni e takon Papa Leon XIV: Një përvojë e thellë shpirtërore dhe frymëzuese

23 gusht 2025 | 21:27

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë me dije se këtë të shtunë është takuar me Papa Leon XIV në Vatikan.

Në një postim në “Facebook”, ai ka thënë se për të kjo është një ditë e paharrueshme.

“Një ditë vërtet e paharrueshme! Sot, së bashku me bashkëshorten time Mirjanën, patëm privilegjin e madh të takonim Shejntërinë e Tij, Papa Leo XIV, në një audiencë private. Kjo ishte një përvojë e thellë shpirtërore dhe frymëzuese. Energjia e tij e qetë dhe urtësia që ndau me ne e bënë këtë takim vërtet të veçantë. Ndihemi të bekuar dhe thellësisht mirënjohës për këtë mundësi të jashtëzakonshme dhe për bekimet e tij”, ka shkruar Quni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një plantacion…