
Antonelli: Formula 1 si një det me peshkaqenë, mund të “të hanë” në çdo çast
Sezoni i parë në Formula 1 për pilotin e ri italian Kimi Antonelli ka qenë me ulje-ngritje. Në 12 garat e para me makinën Mercedes ai ka korrur një podium (në Kanada), por në paraqitjet e fundit ka pasur shumë zero për shkak të tërheqjeve, problemeve apo aksidenteve.
Ulje dhe ngritje, të natyrshme për një fillestar, momente që demonstrojnë rëndësinë e familjes, lidhjeve dhe gjithçkaje që mund të normalizojë jetën dhe emocionet e një 18-vjeçari i cili edhe mund të mbingarkohet nga bota e Formula 1. Vetë Antonelli e përjetoi këtë presion në Imola, ku mësoi të gjente kohë për veten.
“Në Formula 1, është si të notosh në një det plot me peshkaqenë; mund të biesh në kurth dhe të të hanë në një çast. E kuptova këtë në Imola. Atje kuptova sa e rëndësishme është të gjej kohë për veten, momente ku mund të jem vetëm në një vend të qetë, ku mund të izolohem”, ka thënë piloti i Mercedes.
“Në karrocerinë e inxhinierëve ka një dhomë të rezervuar për pilotët. Shkoj atje para se të hipi në makinë, vizualizoj dhe riluaj xhirot e pistës në kokën time dhe, për ta bërë këtë, duhet të jem i qetë. Më parë, nuk u kushtoja vëmendje këtyre aspekteve, por tani i konsideroj thelbësore për të dhënë 110%”, ka shtuar Antonelli.