
Antony preferon Betisin para klubeve arabe
04 gusht 2025
| 14:57
Sulmuesi brazilian i Manchester United, Antony mund të largohet përfundimisht nga “Old Trafford” gjatë këtij afati kalimtar veror. Sipas asaj që shkruajnë mediat, klubet arabe janë të interesuara për të, të gatshme të bëjnë propozime të kënaqshme ekonomike si për lojtarin ashtu edhe për klubin.
Gjithsesi, qëllimi i tij është të qëndrojë në Evropë dhe të provojë veten në Spanjë. Dëshira e lojtarit, në fakt, është të qëndrojë te Real Betis, klubi ku luajti si i huazuar nga Djajtë e Kuq gjatë gjysmës së dytë të sezonit.