
Antony: Refuzova Bayernin për t’i dal në fjalë Betisit
Bayern Munchen e kontaktoi Antonyn përpara se të transferohej nga Manchester United te Real Betis. Klubi bavarez thuhet se i ofroi sulmuesi anësor brazilian dyfishin e pagës së tij aktuale.
Megjithatë, Antony vendosi ta respektojë angazhimin e tij dhe të transferohet te Betis. 25-vjeçari e konfirmoi këtë për El Partidazo de COPE. “Fola me Bayern Munchen një ditë para se të nënshkruaja me Betisin. Nuk e di nëse oferta ishte 7 milionë euro [neto], nuk e diskutova këtë”, ka thënë Antony.
“Por kur fola me ta, thashë se ia kisha dhënë fjalën Betisit dhe se gjithçka ishte bërë 95%, dhe do ta mbaj fjalën time. Nga respekti, dashuria dhe duke e ditur se jam i lumtur këtu. E marr këtë vendim me gjithë respektin për Bayern Munchen, një nga tre klubet më të mira në botë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, ka shtuar Antony.