Anulohen koncertet e Enrique Iglesias mes raporteve për mashtrim

22 nëntor 2019 | 11:02

Enrique Iglesias është detyruar t’i anulojë disa koncerte në Evropën Lindore pas raportimeve për mashtrim nga promovuesit.

Autori i hitit ‘Hero’ duhej të performonte në Kroaci, Letoni dhe Bjellorusi në dhjetor, por koncertet janë anuluar papritmas.

Një deklaratë e postuar në faqen e internetit të agjencisë letoneze “Bilesu Serviss” pretendon se zëdhënësi i Iglesias në Agjencinë e Arteve Kreative anuloi shfaqjet pasi promovuesit dështuan ta përmbushin marrëveshjen për t’i organizuar koncertet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enrique Iglesias është detyruar t’i anulojë disa koncerte në Evropën…