Anulohet konkursi për dy pozita të larta në KRU ‘Prishtina’

15 maj 2020 | 16:58

Me vendim të Bordit të Drejtorëve të KRU “Prishtina” sot është anuluar konkursi publik në këtë ndërmarrje për dy pozitat e larta: kryeshef ekzekutiv dhe zyrtar kryesor financiar.

Ky konkurs ishte shpallur më 18 prill 2020 me numër protokolli nr. 628.

Konkursi u anulua me arsyetimin e lëshimit të disa gabimeve teknike të cilat mund të ngushtojnë konkurrencën, duke përjashtuar personat që nuk kanë përvojë në sektorin publik.

“Ua kujtojmë se, në bazë të nenit 21 dhe neni 21 paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 05/L-009 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike i Ndryshuar dhe i Plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 për NP si dhe Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU ‘Prishtina’ sh.a. në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më datë 07.04.2020, vendosi të publikoj konkursin për plotësimin e dy pozitave, kryeshef ekzekutiv dhe zyrtar kryesor financiar të KRU ‘Prishtina’ sh.a.

Për rishpalljen e konkursit, do të njoftoheni me kohë”, është bërë me dije në njoftimin e zyrës për informim të KRU “Prishtina”.
(S.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të projekteve për mbështetjen e bujqësisë, Komuna e…