Anulohet konkursi për kryeshef ekzekutiv të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë

08 dhjetor 2023 | 21:36

Është anuluar konkursi për kryeshef ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vendimi është marrë nga Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje.

Shtatë kandidatë u ftuan në intervistë për këtë pozitë, në konkursin e shpallur më 18 tetor të këtij viti.

Indeksonline raporton se konkursi është anuluar sot, një ditë pas intervistimit të kandidatëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha të premten…