Anulohet sezoni në EuroLeague dhe EuroCup

25 maj 2020 | 16:47

Basketbolli evropian vendos të ndalë gjithçka për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të ndërprera që nga 12 marsi Euroleague e basketbollit dhe EuroCup janë anuluar përfundimisht.

Zyrtarizimi ka ardhur pas asamblesë që është mbajtur këtë të hënë në të cilën Jordi Bartomeu u ka propozuar 11 skuadrave të autorizuara(Real Madrid, Barcelona, Baskonia, Panathianaikos, Olympiacos, Fenerbahce , Efes, CSKA, Maccabbi Tel Aviv, Armani Milano, Zalgiris Kaunas) për të mbyllur përfundimisht garën.

Një vendim i marrë edhe për shkak se është kritikuar shumë plani B që ishte propozuar dhe që do të bënte të mundur zhvillimin e 54 ndeshjeve të mbetura të sezonit të rregullt dhe dhe sfidat play off ndërmjet 8 skuadrave të vetme, me ndeshje teke në një arenë të vetme nga 4 deri në 26 korriku.

Tre opsionet ku do të luheshin sfidat ishin Beogradi dhe dy qytetet lituaneze Kaunasi dhe Vilnius.

Një vendim i pritur ky për anulimin e sezonit edhe për faktin se të shtunën shumë lojtarë patën një konferencë me video-call me Jordi Bartomeun dhe shprehën qëndrimin e tyre duke u shfaqur bindjen për anulimin e sezonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Joseph Perfection Bouasse Ombiogno ndërron jetë në moshën 21-vjeçare për…