Apel Komunës së Prishtinës, a janë banorët e lagjes Kolovica, banorë të Prishtinës?

05 maj 2021 | 10:20

Nga: Shefqete Goslaci

Përderisa KK i Prishtinës ka shtrirë qarkullimit e autobusëve urban në tërë kryeqytetin, vetëm lagjja Kolovicë, (ku janë edhe banesat e veterananëve të UÇK-së me mbi 100 familje), qarkullimin e autobusëve të qytetit e kanë të kufizuar. Banorët e Kolovicës dhe veteranët që jetojnë aty për të dal në qendër të Prishtinës, në mungesë të autobusit të Komunës, udhetojnë me autobusin e fshatit Grashticë (7B) i cili në ditët e festave si sot, qarkullon pa orarë të caktuar së paku një herë në një orë.
15 C shkon dy, tre herë në ditë në Keqekollë.
Qytetarët e kësaj lagje edhe pse banorë të Prishtinës detyrohen të presin autobusin trotuareve të ngushta ku nuk ka as stacion ku pret dhe nuk mund të ulesh.
Për me dal në qytet duhet me prit autobusin e fshatit, Grashticës ose Keqekollës?
Komuuna i injoron sikur të ishin banorë të këtyre fshatrave përderisa i paguajm tatimet dhe ato nuk na kthehen ne shërbime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e mërkurë) do të zhvillohet derbi më i madh…