Apeli i GjKKO-së nuk pranon ankimimin, Ilir Meta mbetet në qeli

23 tetor 2025 | 16:02

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në qeli ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën.

Sipas burimeve të “A2CNN”, Apeli i GjKKO-së ka vendosur mospranimin e ankimimit që kishte bërë Meta, çfarë  rrjedhimisht bën që ish-presidenti të mbetet në qeli.

Kujtojmë se Ilir Meta ka ankimuar në Apelin e GjKKO-së vendimin e datës 13 gusht, kur Gjykata e Posaçme e la në burg të njëjtin.

Gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Çela, më 13 gusht e kishte konsideruar të pabazuar kërkesën e Ilir Metës për t’u liruar dhe për këtë arsye ish-presidenti vijon të mbahet si i paraburgosur në burgun 313.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…