Apeli i infektologut: Mos e fshihni se jeni të prekur nga koronavirusi

29 mars 2020 | 14:53

Infektologu, Valbon Krasniqi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, të mos e fshehin nga të tjerët këtë fakt.

Krasniqi është shprehur i shqetësuar nga ky veprim i qytetarëve të Kosovës.

“Ekziston njëfarë tendence me fsheh, sidomos nëpër lagje se janë të prekur, nuk duhet me ndodh kjo, më mirë është t’ju tregojnë të gjithëve në mënyrë që kenë kujdes e numri me të prekur të jetë më i vogël”, ka thënë Krasniqi në “1KL”0 të “KTV”-së.

Infektologu ka ndarë edhe disa raste që atij i kanë ndodhur personalisht.

“Ka pasur raste kur kanë ardhur në Klinikë me simptoma të virusit, nuk kanë tregu që kanë pas kontakt me të prekurit ose personat që kanë ardhur nga jashtë deri në momentin që është konstatuar që janë pozitiv”, ka deklaruar Krasniqi, duke u ka bërë thirrje që mos e fshehin, pasi kështu ia rrezikojnë jetën vetes së pari, familjarëve, fqinjëve dhe mjekëve.

Më tutje, Krasniqi, ka bërë thirrje që edhe blerjet kur bëhen nëpër markete mundësisht të shkojë vetëm një person dhe të bëjë blerje mundësisht për një kohë më të gjatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se presidenti…