Apeli i Speciales ia ul dënimin Pjetër Shalës në 13 vjet burgim

14 korrik 2025 | 13:26

Apeli i Speciales ia ul dënimin Pjetër Shalës në 13 vjet burgim

Gjykata e Apelit ia ka ulur dënimin Pjetër Shalës në 13 vjet burgim.

Ai në shkallën e parë ishte dënuar me 18 vjet burgim.

“Apeli lë në fuqi dënimin me 6 vjet burg për pikën 1 të aktakuzës, anulon dënimin me 16 vjet burgim në lidhje me pikën 3 të aktakuzës dhe cakton dënim me 13 vjet burgim, anulon dënimin me 18 vjet burgim në lidhje me pikën 4 të aktakuzës, dhe cakton dënim me 13 vjet burgim, anulon dënimin e njehsuar me 18 vjet burgim për z. Shala dhe cakton dënim të njehsuar me 13 vjet burg, duke llogaritur kohën ekaluar në paraburgim”, ka njoftuar Gjykata e Apelit.

Vendimi i plotë:

Paneli i Apelit gjykon se duke pasur parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin Mustafa, shakllëzimi më i butë i dënimit sipas legjislacionit vendor është 5 deri në 15 vjet burgim në pajtim me Kodin Penal të Jugosllavisë, të ndryshuar me rregulloren e UNMIK-ut. Sido që të jetë ky shkallëzim i dënimit sipas kodit vendor, nuk kufizon Gjykatën Speciale të jap dënim më të lartë, deri në burg të përjetshëm. Paneli nuk gjykon se është bërë shkelje e parimit të ligjshmërisë lidhur me dënimet. Së dyti, në lidhje me faktorët që u morën parasysh, Paneli i Apelit, gjykon se z.Shala nuk evidentoi gabime dhe rrëzon kundërshtimet me to. Sa i takon argumentit të z.Shala se ai nuk kishte rol udhëheqës në FMK, Paneli i Apelit konstaton se trupi gjykues gaboi kur nuk i dha peshë se z.Shala nuk kishte rol komandues në vrasjen e paligjshme. Paneli rrëzon të gjitha pretendimet e tjera për faktorët lehtësues.

Z. Shala vlerësoi se trupi gjykues nuk garantoi barazi, dhe nuk dha dënim proprocional. Paneli rrëzon se trupi gjykues nuk dha mendim të arsyetuar. Sa i takon themelësisë së ankesës, Paneli rikujton se është i vetëdijshëm për diskrecionin në dhënien e dënimit. Duke marrë parasysh të gjithë faktorë, Paneli gjykon se ka mospërputhje me dënimin e z.Shala dhe dënimeve të tjera të analizuara prej tij. Dënimi i formës me 15 vjet për z.Mustafa që kishte pozitë komanduese, tregon se në këtë rast trupi gjykues tejkaloi kufijtë e diskrecionit të vet, duke thënë dënime jashtë proporcionit të arsyeshëm. Paneli miraton pjesërisht kundërshtimet për masën e dënimit dhe rrëzon pjesën tjetër të argumenteve. Trupi gjykues keqpërdori diskrecionin e tij duke thënë dënime joprocionale. Paneli e konsideron të arsyeshme të ul dënimet. Paneli i Apelit thekson se ulja e dënimeve nuk sygjeron aspak se krimet për të cilat është dënuar nuk janë të rënda.

Paneli i Apelit thekson se as UÇK-ja, as populli i Kosovës nuk ishin objekt i këtij procesi, dhe ata nuk janë gjykuar përgjegjës apo shpallur fajtor për këto krime.

Vrasja e paligjshme: Z.Shala apeloi për krimin e luftës për vrasjen. Paneli vëren se kuadri i synimit të përbashkët të NPK-së është i ngushtë, dhe karakterizohet nga një periudhë e kufizuar prej më pak se 3 javësh, nga data 17 maj 1999 deri në vdekjen e viktimës më 5 qershor 1999. Paneli vëren se kosntatimi i trupit gjykues se në këtë rast qëllimi i përbashkët kishte vrasjen e paligjshme, nuk lidhet me ndonjë fakt se NPK ishte kthyer në kamp për vrasje të personave. Z.Shala argumentoi që deduktoi se vrasja e paligjshme ishte pjesë e qëllimit të NPK-së, paneli vëren se deduksioni alternativ se qëllimi ishte që të keqtrajtonin jo t’i vrisnin nuk mbështetet në prova, ndër këto është keqtrajtimi i rëndë, përfshirë incidentin e 20 majit 1999. Z. Shala argumentoi se nuk kishin synimin për të vrarë, Paneli e gjykon argumentin jobindës, bazuar anëtarët e NPK-së vazhduan ta keqtrajtojnë viktimën e vrasjes, dhe kjo shkaktoi gjakderdhje të madhe. Kryesit vazhduan ta rrihnin. Z. Shala argumentoi se trupi gjykues se gaboi kur tha se NPK-ja kishte për qëllim vrasjen e paligjshme. Në lidhje me këtë Paneli vlerëson se për të vërtetuar se qëllimi kishte vrasje. Paneli vlerëson bindëse provat ku u mbështetë trupi gjykues se anëtarët e NPK-së kishin synimin për të vrarë. Deklarata të ndryshme që diskutohen në aktgjykim, fakti që z. Shala mori pjesë në keqtrajtimin më 4 qershor 1999, dhe tre se z. Shala ishte i pranishëm kur anëtarët e tjerë qëlluan me armë zjarri viktimën. Paneli gjykon se trupi gjykues nuk gaboi kur erdhi në përfundim se qëllimi i NPK-së ishte vrasje të paligjshme.

Paneli konstaton se trupi gjykues nuk gaboi kur tha se anëtarët e NPK-së kishin qëllim të përbashkët ndalimin, marrjen në pyetje dhe torturimin e të ndaluarve të cilët akuzoheshin se kishin lidhje me Serbinë. Paneli konstaton se z. Shala nuk ka arritur të provojë, asnjë gjykues i arsyeshëm faktesh se anëtarët e NPK-së kishin qëllim ndalimin e personave. Paneli konstaton se z. Shala nuk ka arritur të provojë asnjë gabim në përfundimin se ai dha kontribut të qenësishëm në ndalim arbitrar. Paneli rrëzon nënpikën 8A, miraton pjesërsisht pikën 12.

Z. Shala pretendoi se dijenia e tij nuk mund të specifikohet vetëm me praninë e tij në këtë ngjarje. Përkundrazi, përfundimi i trupit gjykues u bazua në pjesëmarrjen personale në praninë e z. Shala në kryerjen e krimit të ndalimit arbitrar. Apeli rrëzon parashtrimet e tjera në mbështetje të këtij argumenti. Paneli konstaton se z. Shala nuk ka arritur të provojë se trupi gjykues gaboi në nxjerrjen e përfundimit për synimin kriminal në krimin e luftës të ndalimit arbitra.

Paneli i Apelit vëren se nuk ka paragraf në vete për këtë aspekt. Trupi gjykues duket se mori parasysh që 9 prej 18 të ndaluarve ishin spiunë, tradhtarë ose bashkëpunëtorë të armikut. Në lidhje me këtë, Apeli është i mendimit se përfundimit e trupit gjykues lënë të kuptohet se të ndaluarit u vënë në shënjestër për ndalim nga UÇK-ja. Të gjithë të ndaluarit i mohuan akuzat kundër tyre. Nëse trupi gjykues e mori parasysh këtë, kjo nuk është e qartë nga arsyetimi. Duke mbajtur parasysh sa më lart, Paneli i Apelit konstaton se z. Shala ka provuar se gjyqtarët nuk dhanë mendim të arsyetuar se asnjë akuzë penale apo shqetësim për sigurinë, e përbënin ndalimin absolutisht të domosdoshëm. Miraton pjesërisht pikën 12 të Apelit.

Tash do të trajtohet pika e ndalimit arbitrar si krim lufte. Për gabime ligjore, duke qenë se z.Shala kundërshtoi elementet e fajësisë, Paneli e konstaton këtë argument si të pabazë. Apeli më herët ka shqyrtuar dhe rrëzuar këto argumente. Z. Shala kundërshtoi konstatimin se nuk ka rëndësi nëse kryesi i ndalimit është personalisht përgjegjës për të ndaluarit, Apeli gjykon se Z. Shala nuk ka artikuluar pse trupi gjykues gaboi këtë parim. Paneli vëren edhe pse z. Shala pretendon që z. Kryeziu ishte autoriteti kompetent, ai nuk arriti të vërtetojë se z. Kryeziu mund të lironte ndonjë prej të liruarve dhe ta ushtronte autoritetin e tij. Nuk kishte kompetencë për mbikëqyrje të pavarur. Lidhur me viktimën e vrasjes dhe katër dëshmitarë, Paneli është bindur se një gjykues i arsyeshëm faktesh do të mund të kishte konstatuar, se atyre iu mohuan garanci procedurale dhe mundësia për të kundërshtuar ndalimin e tyre. Paneli është bindur në lidhje me 6 nga të ndaluarit, se një gjykues i arsyeshëm faktesh do të ishte se atyre nuk iu dhanë garancitë procedurale. Rrjedhimisht, Paneli konstaton se z. Shala nuk ka arritur të dëshmojë se trupi gjykues keqpërdori diskrecionin e vet.

Provat e paverifikuara. Trupi gjykues u mbështet edhe në dëshmitë gojore në gjykim. Këto konstatime kishin të bënin për pjesëmarrje personale në intervistim dhe keqtrajtim të të ndaluarve për z. Shala. Apeli rrëzon kundërshtimet sipas pikës 7, dhe pjesërisht pikës 12. Në lidhje me keqtrajtimin e personave, vendimi për mbështetje ose jo në prova të paverifikuara, është vendimtare. Paneli u mbështet në formën e përgjithshme të keqtrajtimit në FMK, keqtrajtimi kolektiv përfundoi më 5 qershor 1999, kjo përkoi me mbërritjen e rojeve të reja. Paneli rikujton se palët nuk kanë qenë në gjendje të citojnë provë të sugjeronin se trupi gjykues gaboi, ose se keqtrajtimi kolektiv vazhdoi edhe pas asaj date. Pasi kreu vlerësim të provave, Apeli kosntaton se në gjykim nuk paraqiten dëshmi gojore të keqtrajtimit konkret të këtyre 5 personave, nuk u paraqitën dëshmi se këta 5 persona u mbajtën në FMK para 5 qershorit. Kjo mangësi ishte kritike se këta persona u vunë në kushte çnjerëzore. Në lidhje me 3 persona nuk u paraqit asnjë dëshmi gojore, Paneli konstaton se trupi gjykues u bazua në prova të paverifikuara kur e shpalli Shalën fajtor për torturë të këtyre 5 personave. Pasi analizoi provat, Apeli konstaton se provat ishin të bazuara në dëshmi gojore, por z. Shala nuk provoi se verdiktet për ndalim arbitrar u bazuan në prova të paverifikuara. Paneli rrëzon kundërshtimet sipas pikës 7. Për dy persona, nuk u paraqiten as dëshmi gojore, as për rrethanat e ndalimit të tyre atje. Nuk u dhanë dëshmi për ndalimin e këtyre dy personave në FMK. Verdikti i fajësisë për ndalimin arbitrat të këtyre dy personave, u bazua në masë vendimtare në prova të paverifikuara. Paneli konstaton se verdiktet e fajësisë për Shalën për torturë ndaj 5 personave, ndalim arbitrar të dy personave, u dhanë në shkelje të rregullës, dhe i prapëson këto verdikte, miraton pjesërisht të Apelit.

Vlerësimi i dëshmitarëve. Z. Shala kundërshtoi besueshmërinë për 3 dëshmitarëve kyç, z. Shala nuk arriti të provonte se gjyqtarët kishin keqpërdorur diskrecionin e vet në mënyrën si e zbatuan besueshmërinë për këta tre dëshmitarë. Z.Shala nuk arriti të provonte se trupi gjykues zbatoi standarde të dyfishta. Në përfundim, Apeli rrëzon pikën 6. Z.Shala gaboi kur konstatoi se trupi gjykues gabimisht vlerësoi dëshmitarët e mbrojtjes.

Në pikën ku z. Shala ankohet për mangësi, Paneli është bindur se gjyqtarët nuk gabuan kur bazuar në prova, në fund identifikoi se z. Kryeziu e Limaj, ishin anëtarë të NPK-së. Trupi gjykues nuk konstatoi se aktakuza ishte e mangës, por Apeli konstaton se mangësia në aktakuzë u korrigjua, dhe z. Shala u njoftua me identitetet e viktimave të tjera. Gabimet e trupit gjykues nuk zhvlerësojnë vendimin, dhe Paneli rrëzon këtë pikë.

Në pikën 5 z. Shala pretendon se paneli gaboi për ndalim arbitrar për torturë për 18 viktima, përderisa në aktakuzë fajësohet për 9 viktima. Paneli kosntaton se shprehja “së paku 9 persona” nuk ishte konkrete, dhe aktakuza pati mangësi për 9 personat e tjerë që thuhet se u ndaluan në Fabrikë. Kjo mangësi në aktakuzë ishte e korrigjueshme pasi nuk përbënte akuzë të re. Nuk çoi në transforimi thelbësor. Mangësia në aktakuzë u korrigjua ku përmenden ndalimi arbitrat dhe keqtrajtimi i 18 personave. Z. Shala u njoftua si duhet se akuzohet së paku për 18 viktima. Paneli i Apelit rrëzon këtë ankesë.

Në pikën 3 të Apelit, Shala apeloi se me shpallje fajtor si pjesëtar i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, shkeli parimin e ligjshmërisë, Kushtetutën, dhe Kovnentën e të Drejtave të Njeriut. Shala argumentoi se zbatimi i të drejtës zakonore nga gjyqtarët, dhe fajësia sipas të drejtës ndërkombëtare, shkeli parimin e ligjshmërisë, pasi as Kodi i Jugosllavisë dhe as Kushtetuta e Kosovës, nuk lejojnë zbatimin e të drejtës ndërkombëtare, përveç nëse përmbushen standardet e dualizimit. Paneli rrëzon, pasi ato janë trajtuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, Apeli dhe Kushtetuese. Paneli vëren se z. Shala përsërit argumentet e paraqitura e të rrëzuara nga Apeli në vendimet e mëparshme. Paneli i Apelit konstaton se z.Shala nuk ka arritur të provojë ndonjë gabim dhe rrëzon pikën 3.

Z. Shala ngriti pretendime për një numër gabimesh lidhur me pranimin dhe vlerësimin e deklaratave të mëparshme. Ka transkripte të intervistave në Tribunalin e Hagës 2005 dhe 2007, dhe Policinë Federale Belge më 2016 dhe 2019. Paneli nuk e kupton se si provat e pranuara gjatë gjykimit mund të përbëjnë shkelje. Trupi gjykues gaboi që doli me konstatim të ndryshëm pasi Shalës nuk iu lejua avokati në deklaratat e tij për Policinë e Belgjikës. Apeli e la në fuqi vendimin e trupit gjykues se deklarata nuk ishte e papranueshme. Rrjedhimisht Paneli rrëzon argumentet e Z. Shala.

Pretendimet e përgjithshme për shkelje për nxjerrjen e materialeve duhet të rrëzohen sepse mungon baza e nevojshme. Z. Shala nuk ka arritur të provojë pretendimin për dëm, dhe trupi gjykues nuk gaboi që rrëzoi argumentet e z. Shala gjatë gjykimit.

Së dyti, paneli trajton pretendimin 9B se trupi gjykues vuri kufizime të tepruara për dëshmitarët që mund të thirreshin nga mbrojtja. Paneli konstaton se z. Shala ka hequr dorë nga e drejta e tij për të kundërshtuar vendimin në Apel. As nuk e ngriti kundërshtimin gjatë gjykimit, e as nuk provoi rrethana të tjera.

Së treti, nënpikën 9C z. Shala kundërshton se gjykimi filloi para se mbrojtja të ishte gati, dhe para se të përfundonte hetimet. Z. Shala nuk ka arritur të provojë gabim të trupit gjykues. Bazuar në sa më lart, Apeli rrëzon pikën 9.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik i Kosovës (KDI) ka ngritur…