Apeli refuzon kërkesën e Veselit, Selimit dhe Krasniqit për lirim të përkohshëm

15 gusht 2025 | 11:42

Dhoma e Apelit e Gjykatës Speciale e ka refuzuar kërkesën e Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për ta hedhur poshtë vendimin e Themelores që nuk ua kishte mundësuar lirimin e përkohshëm treshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kërkesa e tyre për t’u liruar përkohësisht pas përfundimit të rastit të Prokurorisë së Specializuar ishte hedhur poshtë nga Themelorja më 13 maj 2025, ndërsa Veseli, Selimi dhe Krasniqi e kanë apeluar vendimin dhe hoqën dorë përkohësisht nga e drejta për rishikim të çdo dy muaj të paraburgimit deri në vendimin e ri.

Hashim Thaçi nuk e kishte dorëzuar fare një kërkesë të tillë për lirim të përkohshëm meqë ndaj tij po zhvillohet edhe një proces tjetër gjyqësor për tentim-pengimi të drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka dorëzuar aktakuzë lidhur me…