APK mbyll hetimin ndaj Vjosa Osmanit: Nuk u gjetën mospërputhje
12 mars 2026
| 16:12
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka përfunduar procesin e verifikimit lidhur me deklarimin e pasurisë së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke konstatuar se nuk janë gjetur mospërputhje në të dhënat e deklaruara për periudhën 2024–2025.
Hetimi ishte iniciuar në janar të këtij viti, pas dyshimeve për rritje të pasurisë së presidentes ndërmjet viteve 2024 dhe 2025. Në një përgjigje për Insajderi, APK bëri të ditur se gjatë procesit është zhvilluar një verifikim i detajuar i të dhënave të deklarimit të pasurisë, duke përfshirë analizimin dhe krahasimin e informacionit përkatës për vitet 2024 dhe 2025.



