
Apollonia ky monument që flet
Shkruan: Zana Dërrmaku
Gjatë vizitës studimore Albaniasacra 2022, një ndër vendet që vizituam ishte edhe qyteti antik i Apolonisë.
Një qytet që mban në vete histori dhe ngjarje me rëndësi për mbarë popullin shqipëtarë.
Apolonia një qytet i themeluar në vitin 588 p.e.s, u zbulua në shek.XIX, ky qytet ishte një ndër më të rëndësishmit në kohën antike i krijuar nga kolonët Grek që vinin nga Korinti. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve.
Apollonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Vjosë. Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin!
Ajo çka ishte e veçantë, ishte se ishte hera e parë që unë e vizitova këtë qytet, falë vizitës studimore qe e mundësoi Fakulteti Filozofik, së bashku me studentët e Departamentit të Historisë dhe Antropologjisë dhe profesorët tonë Muhamet Mala, Bujar Dugoloi, Arsim Sinani na u dha rasti që të shohim rrënojat e qytetit duke përfshirë Qendrën Monumentale të qyetit antik, Odeonin, Faltoren, Portikun, Bibloteken, Obeliskun e Apollonit, Muzeun e Apolonisë dhe shumë objekte të tjera që i përkisnin këtij qyteti aq të bukur.
Ushëtim që nuk harrohet ësjtë ekspedita Albania Sacra 2022.